Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në daljen e fund-vitit ka folur për pritshmëritë e Qeverisë për vitin 2018. Duke bërë një rezyme të asaj se çfarë ndodhi në vitin 2017, rrëzimi sipas tij i regjimit, lufta kundër korrupsionit, zbardhjet e rasteve të montuara dhe kthimi i shtetit të së drejtës, Zaev ka potencuar se viti i ardhshëm për Maqedoninë do të jetë vit i anëtarësimit në NATO dhe marrjes së datës për bisedime për anëtarësim në BE. 

Ai shton se në vitin 2018 Maqedonia do të kalojë provimin e pjekurisë falë meritës së përbashkët.

"Për Qeverisje të mirë dhe me përgjegjësi është e domosdoshme respektimi edhe më i madh i të drejtave të njeriut, e drejta sociale, puna publike dhe e suksesshme dhe mundësimin e qasjes së çdo qytetari në shoqëri. Reformat nënkuptojnë përfshirje të të gjithëve, për të gjithë dhe pa përjashtime në çfarëdo baze. Vendosja e qytetarin në qendër të vëmendjes sonë nënkupton vazhdimësi të përmirësimit të kushteve për jetesë dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve. Të jesh i sigurt nënkupton të jesh i pavarur nga frika dhe cenimi ekonomik. Përfundimisht presim që Maqedonia të jetë vendi i 30 anëtare e NATO-s. Presim marrjen e datës së pastër të bisedimeve për anëtarësim në BE. Brukseli është i njoftuar se kemi mjaftë argumentet për pritjet tona. Si asnjëherë më parë është momenti që çdonjëri nga ne të marrim përgjegjësinë për të ardhmen tonë" – tha Zoran Zaev, Kryeministër./Alsat.m

/Ora News.tv/