Maqedoni, miratohet projektligji për gjuhën shqipe

Maqedoni, miratohet projektligji për gjuhën shqipe

Parlamenti maqedonas, ka miratuar paraprakisht projektligjin për zgjerimin e përdorimit zyrtarë të gjuhës shqipe në të gjithë vendin.

Në leximin e parë, deputet votuan 66 me 41 në favor të projektligjit, që ka për qëllim lehtësimin e komunikimit të komunitetit shqiptarë në Maqedoni, me insititucionet, komuna, spitale, gjykata, shkruan Evropa e Lirë

Para votimit, ligjvënësi, Ilija Dimovski, nga partia opozitare VMRO-DPMNE e ka përshkruar tekstin si jokushtetues dhe diskriminues ndaj gjuhës maqedonase dhe gjuhëve tjera.

Projektligji i propozuar duhet të kalojë më shumë lexime në legjislacion përpara se t’i dërgohet presidentit, Gjorge Ivanov, për nënshkrim.

Kryeministri, Zoran Zaev, ka premtuar për këtë ligj kur ai formoi koalicionin me partitë shqiptare.

Një veprim i tillë ka nxitur kritika nga VMRO DPMNE dhe të tjerët, që e kanë akuzuar Zaev për tradhëti të interesave kombëtare të Maqedonisë.

Ligji i tanishëm për gjuhët, e definon gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare, por ajo mban këtë status vetëm në vendet ku komuniteti shqiptar përbën mbi 20 përqind të popullsisë.

Shqiptarët përbëjnë një të katërtën e popullsisë së Maqedonisë, me 2.1 milion banorë, shumica e të cilëve jetojnë në jugperëndim, afër kufirit me Kosovën dhe Shqipërinë.

EMISIONET