Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar reagimin e ministrisë së Brendshme, e cila thotë se raporti i CIA për Shqipërinë nuk është i saktë. Në një postim në FB, Manjani thotë se ministri Fatmir Xhafaj i ka shpallur luftë edhe CIA-s.

Reagimi në Facebook

I shpallën luftë edhe CIA-s?!

Sqarimi më qesharak i mundshëm i Ministrisë së Brendshme.

Me pak fjalë Xhafa thotë:
“Ku di CIA se ç’është tagjia (hashashi)”.

Që nga viti 1990 nuk kishim dëgjuar kësi sqarimesh kundër “forcave imperialiste”...

/Ora News.tv/