Protesta e opozitës, Manjani: Sot u ngjiz një koalicion politik

Protesta e opozitës, Manjani: Sot u ngjiz një koalicion politik

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani komentoi në studion e lajmeve të Ora News, protestën e opozitës. Ai tha se sot u ngjiz një koalicion politik që i ka shanset të shndërrohet në një alternativë. 

Manjani tha se axhenda e opozitës nuk duhet të jetë e ndarë nga mesazhi që sot dha populli shqiptar. 

Manjani:  Sot ishte një turmë njerëzish që kishin ardhur për të demonstruar pakënaqësinë me qeverinë, jo detyrimisht me partitë e opozitës që kanë ende punë për të bërë, të cilat duhet të shndërrohen në alterantivë. Sot populli shqiptar ka dhënë këtë mesazh, që nuk janë të lumtur me këtë qeveri, është e dukshme e qartë si kristali.

Unë besoj se sot është ngjizur një koalicion politik, i cili ka të gjitha shanset e mundshme që të shndërrohet në një alternative reale. Nuk është fjala thjesht për bashkim partish, unë besoj se ai masivitet i ka marrë "peng" partitë e opozitës të cilat nga sot nuk mund të kenë një axhendë politike të shkëputur nga mesazhi i popullit shqiptar.

Ish-ministri Manjani tha se opozita nuk duhet të humbë këtë shans që i dhanë qytetarët në protestë.

Manjani: Partitë e opozitës që sot kanë një shans të madh të bëjnë axhendën e tyre atë që diktoi protesta e sotme. Pakënaqësia është e madhe, arroganca është e madhe, tashmë duhet një alternativë. Përshkallëzimet janë në varësi të situatës, ato duhen bërë në varësi të rrethanave. Duhen bërë, sepse ato janë veprime politike që i dikton populli shqiptar, jo partitë dhe kjo është e reja që ka ardhur sot dhe nëse kjo e re nuk vazhdohet kështu atëhere duhet kërkuar një organizim tjetër politik. Por unë nuk besoj që partitë e opozitës ta lënë këtë shans që i ka ardhur në dorë që të fillojnë këto situatat e shkëputjes.

Manjani propozoi që zgjedhjet të ishin njëherë në 6 muaj, në mënyrë që popullit shqiptar ti jepet fleksibilitet dhe kryeministri të mos ndihet mbret.

Manjani: A ka mundësi të bëjmë zgjedhje njëherë në 6 muaj?! Kjo është tema, që të vendosë populli shqiptar. Ky është standardi demokratik që nuk e merr askush në konsideratë, sepse i duket se po hyjnë në zgjidhje dhe sikur po hyjnë në luftë edhe po humbin gjithçka. Kjo është një reformë e thellë, nuk mund të ketë kryeministër në Shqipëri që të ndihet mbret, që të marri atë shumicën parlamentare, të trashë menderen në kolltukun e kryeministrisë dhe ti duket vetja mbret që kontrollon çdo gjë, kjo nuk duhet të ndodhë. Mandati i kryeministri duhet të bëhet i lidhur me axhenden e popullit. 


EMISIONET