Manjani: Pse nuk arrestohet zyrtari i PD për trafikun e 613 kg kokainë? Ramës i është tharë pështyma...

Manjani: Pse nuk arrestohet zyrtari i PD për trafikun e 613 kg

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ftuar në "360 Gradë" në Ora News sfidoi publikisht kryeministrin Rama duke e pyetur se pse nuk arrestohet zyrtari i Partisë Demokratike, ku sipas socialistëve është i përfshirë në trafikun e 613 kg kokainë.  

Manjani: Po tentoj t'i besoj kryeministrit. Kam një pyetje: Pse nuk e arreston atë opozitarin sonte? Ka çuar një furgon me policë dhe ka arrestuar Kastriot Myftarajn për një status në Facebook. Erdhi informacioni për drogë të gjurmon deri në pikën e fundit. Të zbulon gjithë rrjetin. Kapja e 613 kg është puna më jo profesionale e bërë ndonjëherë nga policia e shtetit sepse kjo më ngjan me ata gomerët e mallrave kontrabandë në Maqedoni. Çfarë ndodhte? Gomerët e kishin mësuar rrugën dhe policët nuk kishin çfarë bënin, arrestonin gomerët. Kështu është edhe kjo punë. Është kapur malli. Kanë kapur edhe një shofer. Një polici profesionale, një kryeministër që është i përgjegjshëm dhe i ka të gjitha në dorë, policinë, SHISH, prokurorinë. Që dje deri sot duhet të ishte arrestuar opozitari.


EMISIONET