Manjani: Mosvotimi është shpresë për demokracinë!

Manjani: Mosvotimi është shpresë për demokracinë!

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për realizimin e zgjedhjeve në 30 qershor ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Në një postim në Facebook, Manjani shkruan se mosvotimi në 30 qershor është shpresë për demokracinë, ndërsa kush i bashkohet votimeve është me diktaturën.

Postimi i Manjanit:

Nuk e di a ka mbetur më njeri, se peshqit e kanë marrë vesh të gjithë, që se di që Drejtësinë e kontrollon Edi Rama!

Nuk jua bën syri tërrt as kur shteti është në kolaps dhe kur pushteti po bën gati grushtin e shtetit!

Le të lutemi ende që të vijë arësyeja tek të paarsyeshmit.

Të paktën të kemi paqe, se demokraci e shtet do na duhet pak kohë që ti kemi.

Ndërkohë, kush voton në votimet e çmendura që i ka thirrë pushteti dhe jo Kushtetuta dhe ligji është me diktaturën!

Mosvotimi është shpresë për demokracinë!

EMISIONET