Ish-ministri Ylli Manjani ka ironizuar partine e re të krijuar nga Rudina Hajdari, "Bindja Demokratike". Në një status në Facebook, Manjani i bën "pasaportën" kësaj force të re politike, duke thënë se do t'i shërbejë si oksigjen qeverisë. 

Statusi i Ylli Manjanit

Lajm:

Krijohet parti e re.
Quhet: Bindja Demokratike.
Përbëhet prej: Demokratësh të bindur.
Qëllimi: ti jepet edhe pak oksigjen qeverisë.
Motivi: për inat të Lulit.
Objektivi: kap ç’a t’kapësh.
Financohet nga: “sekret” 
Koha e themelimit: shpejt e shpejt sa nuk ka ndërruar mendje PD.
Selia: godina e Kryeministrisë.
Programi: në hartim e sipër. ( coming soon) në varësi të situatës. 
Slogani: opozitë e bindur e tigani plot.
——————
Konkluzioni:

Mirë ata që janë “bindur” nuk e kuptojnë dot se ku janë, po qeveria vërtetë beson se do mbijetojë me ta?!

Unë mendoj se jo...

/Ora News.tv/