Manjani: Ekstradimi i Seitit është krim, jo gabim!

Manjani: Ekstradimi i Seitit është krim, jo gabim!

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në përgjigje të deputetes Vasilika Hysi, thotë se ekstradimi i Seitit është krim, dhe jo gatim sic ka thënë ajo. 

Në një status në FB, Manjani thotës se edhe ministri i Brendshëm pranoi se se la në baltë ministren e drejtësisë, kur tha se “nuk do ta kishte firmosur një ekstradim të tillë”.

Reagimi i Ylli Manjanit

Zonja Vasilika Hysi, profesore e së drejtës dhe deputete e Kuvendit, sugjeron se..”ekstradimi i Seitajt, mund të jetë një gabim”!

Më vjen mirë që të paktën e pranojnë që ky Ekstradim u bë në shkelje të ligjit Shqiptar! Këtë gjë pak a shumë pranoi edhe Ministri i Brendshëm, kur “la në baltë” kolegen e tij ministre të Drejtësisë duke pranuar se “nuk do ta kishte firmosur një ekstradim të tillë”.

Ndërkohë reagimi i vetë Ministres dhe më herët i Prokurores së Përgjithshme është krejt tjetër gjë. Asnjëra nuk tregoi ndonjë shenjë pendese, aq më pak ndonje gjest ndjese! Të dyja me arrogancë mbrojnë pozicionet e tyre absurde në shkelje të ligjit!

E përsëris: sipas ligjit tonë askush nuk mund te ekstradohet në një shtet tjetër, nëse ndaj tij ka një çështje penale të hapur në Shqipëri!

Kjo kërkesë ligjit e vendosur në kontekstin e përgjegjësive ligjore që kanë, kur nuk zbatohet bën përgjegjës direkt: Ministrin e Drejtësisë dhe Prokurorin e Përgjithshëm!

Kjo është përgjegjësi me faj dhe jo gabim njerëzor, siç mundohet ta shesë zonja Hysi!

Është e gjitha një veprimtari shtetërore e kryer me faj të rëndë dhe në bashkëpunim!

Prokurori i Krimeve të Rënda, në vend të bëjë deklarata publike, duhet të hetojë me përparësi: Prokuroren e Përgjithshme, Ministren e Drejtësisë, drejtoritë e Marrëdhenieve Juridiksionale në të dyja institucionet, zyrën e Interpolit, drejtuesit e Burgjeve dhe grupin e gjykatësve dhe prokuroreve që kanë kryer procedurën e ekstradimit!

Të gjithë këto zyrtarë me në krye Ministren dhe Prokuroren e Përgjithshme KISHIN PËR DETYRË të dinin statusin ligjor dhe ta mbanin këtu të pandehurin!

Kjo është çështje tipike për Krimet e Rënda! Jo për prokurorinë e Durrësit!

Subjektet që duhen hetuar janë për në burg e jo për plazh!

Ky nuk është gabim, por krim! I rëndë madje!

EMISIONET