"Manita" humbjesh radhazi, Shehi: Mos na ngarkoni psikologjikisht

"Manita" humbjesh radhazi, Shehi: Mos na ngarkoni psikologjikisht

Skënderbeu është në krizë. Kampionët në fuqi të Superligës kanë regjistruar humbjen e 5-të radhazi, teksa janë mposhtur minimalisht nga Partizani, me rezultatin 1-0. Pas takimit, trajneri i korçarëve, Orges Shehi është shprehur i lumtur për shpirtin e garës së treguar nga të tijët, teksa ka shtuar se nuk duhet që ekipi i tij të vihet nën presion.

"Sigurisht që 5 humbje ndikojnë shumë dhe në 5 javë të mos marrësh asnjë pikë do të thoja që ndikojnë, por kurrsesi në këtë moment nuk duhet të flasim për objektivat. Kjo skuadër, këto çuna duhen lënë të qetë. Jemi ngarkuar shumë, sepse punojnë mirë, pastaj dhe aspekti psikologjik i godet. Thanë se do të dalin kampion dhe jemi pak larg asaj. Duhen përgëzuar për shpirtin e garës, për lojën, për djersën që hodhën në fushë, pavarësisht disa momenteve që duhet të ishim më të vëmendshëm, pasi në futboll detajet e bëjnë diferencën. Por duhet të vijojmë të jemi të qetë, pa i ngarkuar. Është garë e gjatë dhe duhet të punojmë."-tha mes të tjerash Shehi.   

EMISIONET