Transferimi i Alexis Sanchez në radhët e Manchester United ka sjellë një "bum" shitjesh në dyqanin zyrtar të djajve të kuq.

Siç bën me dije zëvendëkryetari ekzektiv Ed Woodward, ardhja e Sánchez vendosi një rekord të ri për shitjet e fanelave gjatë muajit janar, duke thyer kështu rekordin e Neymar Jr, që e kishte vendosur pas transferimit të tij në Francë, tek Paris Saint Germain.

Përveç kësaj, lajmi për transferimin e kilianit në "Old Trafford" mori rreth dy milionë pëlqime dhe komente në "Instagram" dhe 211 000 pëlqime e 14 000 komente në Twitter.

Sánchez u transferua te Old Trafford nga Arsenal në një marrëveshje shkëmbimi me Henrikh Mkhitaryan në merkaton e janarit.  

/Ora News.tv/