Kalidou Koulibaly do të jetë futbollisti i parë që do i bashkohet Manchester United në merkaton e verës. Të paktën këtë shkruan "Daily Mail", me mbrojtësin senegalez të Napolit që është në krye të listës së dëshirave të teknikut të United, Ole Gunnar Solskjaer.  

Për të arritur te Koulibaly, United është e gatshme të ofrojë rreth 150 milionë euro, shifër mbase jo e mjaftueshme për kërkesat e Napolit.

Vetëm pak muaj më parë, Koulibaly ka nënshkruar një kontratë të re, që ta lidhë atë me klubin jurog deri në vitin 2023. Interes për Koulibaly ka pasur edhe nga Juventusi, por bardhezinjtë duket se nuk janë gati të plotësojnë kushtet ekonomike për Napolin.

/Ora News.tv/