Manchester United ka arritur një fitore mjaft të rëndësishme në transfertën e vështirë ndaj Everton. Të besuarit e Jose Mourinhos fituan pastër me rezultatin 2-0.

Djajtë e kuq ishin më sulmues dhe kjo u pa në pjesë të dytë, pasi në fraksionin e parë munguan golat.

Në minutën e 57-të ishte Martial ai i cili u gjend më së miri për 1-0 dhe epërsinë e merituar të mysafirëve.

Mata madje qëlloi shtyllën pingule pas një goditje precize, teksa rastet nuk ndaleshin. Në minutën 81 ishte Pogba ai që gjeti Lingardin, duke i dhënë epilog fitues takimit për Unitedin me rezultat 2-0.

Pas kësaj fitore, United ka 47 pikë në vendin e dytë, 12 pikë më pak se lideri City, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

/Ora News.tv/