Manchester United e gjen në Spanjë zëvendësuesin e De Gea

Manchester United e gjen në Spanjë zëvendësuesin e De Gea

Andre-Marc Ter Stegen do të jetë zëvendësuesi i David de Gea nëse ky i fundit do të largohet nga Manchester United.

Portieri gjerman pëlqehet shumë nga Jose Mourinho dhe po mendon të investojë për blerjen e portierit Marc-Andre Ter Stegen nga Barcelona.

Sipas asaj që bën të ditur "Don Balon" “djajtë e kuq” po përgatiten të paguajnë 180 milionë euro për të prishur klauzolën në kontratën e gjermanit me Barcelonën.

Për Ter Stegen nuk janë vetëm United të interesuar, pasi edhe Bayern Munich ka shfaqur interes për 25 vjeçarin, që e sheh si zëvendësuesin ideal të Neuer.

Me katalanasit Ter Stegen ka luajtur më shumë se 70 ndeshje, që kur u ble nga Borussia Monchengladbach në vitin 2014.



EMISIONET