Disfata në finalen e Kupës Libertadore nuk është kapërdirë mirë nga drejtuesit e Boca Juniors, të cilët kanë nisur nga puna për rindërtimin e ekipit.

Tulla e parë nis nga stoli dhe Antonio Conte është dëshira e madhe e argjentinasve.

Italiani ka qënë në kontakte me drejtues të Bocas, por sipas asaj që raporton "TyC Sports", ish-trajneri i Juventusit dhe Chelsea e ka hedhur poshtë.  Conte shikohej si alternativë për të zëvendësuar Guillermo Barros Schelotto, por një eksperiencë e tillë do ulte autoritetin e italianit në kontinentin e vjetër.

 Conte është ende në kontratë me Chelsean, ndërsa është kandidat potencial për të drejtuar Manchester Unitedin pas shkarkimit të Jose Mourinho.

/Ora News.tv/