Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka mbledhur Task-Forcën e mbarëvajtjes së sezonit turistik në Vlorë, ku është diskutuar për rëndësinë e angazhimit maksimal për të rritur garancinë e shërbimeve ndaj turistëve.

“Rëndësi ka bashkëpunimi ndërinstitucional për të garantuar sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm. Për të hedhur bazat që çdo vit të garantojmë sigurinë për turistët dhe pushuesit. Për të zbatuar angazhimin e qeverisë shqiptare për të zhvilluar turizmin në vendin tonë, si një sektor strategjik”, -u shpreh Manastirliu.

Manastirliu u ka kërkuar drejtuesve të institucioneve shëndetësore të vijojnë gatishmërinë.

“Mbi 9700 shërbime shëndetësore janë ofruar në Qarkun Vlorë në qendrat shëndetësore verore dhe rreth 200 raste referuar në spital. Shërbimi ndaj qytetarit duhet të jepet në kohë dhe me cilësi. Shërbimi shëndetësor është shtuar këtë vit në sezon tursitik, pikërisht nga besimi i rritur i qytetarëve ndaj sistemit shëndetësor. Eshtë ulur numri i referimeve në spitale, sepse ofrohet shërbim cilësor në qendra shëndetësore”, -tha Manastirliu.

Ndër çështjet e diskutuara në takim ishte dhe siguria ushqimore dhe nevoja për të ushtruar inspektime higjeno-sanitare.


/Ora News.tv/