Manastirliu jep garancinë: Nuk do rritet çmimi për shërbimet dentare

Manastirliu jep garancinë: Nuk do rritet çmimi për

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu garanton se nuk do të ketë rritje të çmimit për shërbimet dentare.

"Garantojmë qytetarët që nuk do të ketë asnjë aplikim të një vendimi që është në tejkalim të kompetencave.", informon Ora News

Një ditë më parë  ministria çoi në gjykatë vendimin e urdhrit të Stomatologut

Ky koment u bë nga ministrja Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit në një nga qendrat shëndetësore 24 orëshe për urgjencat pediatrike.

Manastirliu u kërkoi qytetarëve që shërbimin të shmangin QSUT. 

"Të shmangin rradhët e gjata në QSUT dhe të marrin shërbim shëndetësor në qendrat tona të hapura pikërisht në këtë sezon"

Qendrat shëndetësore në Kombinat, Laprakë, zona e Ish bllokut dhe Allias ofrojnë shërbim pa ndërprerje për urgjencat pediatrike.



EMISIONET