Brenda 3 muajve spitali rajonal i Gjirokastrës do të pajiset me aparatura të reja, duke plotësuar kështu nevojat e pacientëve të këtij qarku, jo vetëm me mjekë por edhe me pajisjet e nevojshme. Ministrja Manastirliu vizitoi të enjten këtë spital, duke garantuar se falë sistemit të patronazhimit, shërbimi shëndetësor do të jetë afër vendbanimit të pacientëve, që deri dje i drejtoheshin Tiranës për këto shërbime.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një vizitë në spitalin rajonal të Gjirokastrës, nga ku garantoi se brenda 3-muajve spitali do të pajiset edhe me aparatura të reja si mamografia e re, eko abdominale, inkubatorë etj.

Ministrja pa nga afër se si po funksionon sistemi i patronazhimit, ku një ekip mjekësh nga spitalet universitare të Tiranës, po japin shërbime shëndetësore të specializuara, duke plotësuar kështu nevojat e pacientëve të këtij qarku.

Për herë të parë disa mjekë të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” kryen një ndërhyrje të komplikuar, e pa realizuar më parë në spitalin e Gjirokastrës.





/Ora News.tv/