Manastirliu: 13 qendra të reja për vaksinimin e fëmijëve

Manastirliu: 13 qendra të reja për vaksinimin e fëmijëve

Pak ditë pasi bëri apel për vaksinimin e fëmijëve sipas kalendaroit, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi hapjen e 13 qendrave të reja për vaksinim në vend. Gjatë vizitën në njërën prej qendrave në Allias, Manastirliu tha se po investohet për përmirësimin e zinxhirit ftohës në 50 qendra shëndetësore.

Pak ditë pasi kërkoi ndërgjegjësim të prindërve për të vaksinuar fëmijët në kohën e duhur, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi hapjen e 13 pikave të reja të vaksinimit në vend.

Këto deklarata, Manastirliu i bëri gjatë vizitës në pikën e re të vaksinimit në Allias, ku theksoi se po investohet për përmirësimin e zinxhirit ftohës në 50 qendra shëndetësore

Manasirliu: Me investimet që kemi bërë për rrjetin e zinxhirit ftohës të vaksinimit por edhe me investimet të tjera në këtë qendër është bërë e mundur hapja e kësaj pike vaksinimi që i shërben një komuniteti prej rreth 7 mijë banorësh në zonën e Alliasit, në periferi të Tiranës. Si kjo pikë vaksinimi janë hapur 13 në gjithë Shqipërinë, ndërkohë që zinxhiri ftohës është përmirësuar për 50 qendra shëndetësore, duke rritur sigurinë e vaksinave.

Ministrja e Shëndetësisë ka financuar futjen e një vaksine të re në kalendarin e vaksinimit, vaksinën e Rotavirusit, e cila do të aplikohet duke filluar nga muaji tetor.

EMISIONET