Manastirliu: 100 autoambulanca moderne, brenda vitit shtohen edhe 32 të reja

Manastirliu: 100 autoambulanca moderne, brenda vitit shtohen edhe 32 të

Autoambulancat tashmë do të jenë të pajisuar edhe me mjete jetëshpëtuese. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se janë 100 autoambulanca që janë modernizuar ndërsa brenda këtij viti kësaj flote do ti shtohen edhe 32 të tjera.

100 autoambulanca të shpërndara në të gjithe territorin jane pajisur me sete mjekësore moderne jetëshpëruese. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, tha se tashmë vendoset një standard i ri që mundeson shërbime cilësore për qytetarët, ndërsa brenda vitit do të shtohen edhe 32 autoambulanca të tjera.

Manastirliu: “Prezantojmë sot një risi sa i takon shërbimit të urgjencës paraspitalore. 100 autoambulanca në territor janë pajisur me sete mjekësore moderne, me të gjitha mjetet e reja jetëshpëtuese, duke filluar nga setet për traumën, setet e intubimit, sete medikametesh, sete mjekimi, aparaturat për matjen e parametrave jetësor, duke garantuar një standart të ri shërbimi për qytetarët.

Shërbimi i urgjencës mjekësore tashmë ka uniforma të standartizuara, që i japin një fytyrë të re, dinjitoze, urgjencës kombëtare. E kemi filluar nga Urgjenca e Tiranës dhe Njësia e Koordinimit, për të vijuar me Durrësin dhe me të gjithë Shqipërinë.

Brenda vitit do të kemi 32 autoambulanca të reja, moderne, plotësisht të pajisura me mjetet jetëshpëtuese -defribilator, bombula oksigjeni, aspirator, etj- që padyshim do të sjellin një cilësi të re shërbimi për qytetarët".

Ministrja e Shëndetësisë prezantoi gjithashtu të dhënat e Njësisë së Koordinimit sa i takon përgjigjes ndaj urgjencave mjekësore. 

Sipas Ministres, numri i thirrjeve është katërfishuar, duke u kryer 187 mijë shërbime.

Në aktivitet u prezantua po ashtu dhe standartizimi i uniformave të personelit të urgjencës së Tiranës që sipas Ministres do ti japin një fytyrë të re, dinjitoze, Urgjencës Kombëtare. 

 

EMISIONET