"Man –Kamioni" përplaset me volkswagen në Elbasan, 30 vjeçari në spital

Një automjet tip "Man –Kamion", drejtuar nga një 60 vjeçar në Elbasan është përplasur me një automjet tip "Volswagen" , me drejtues 30 vjeçarin B.S, banues në Elbasan.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit të vogël, i cili ka përfunduar në spitalin rajonal të Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.  

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Njoftimi i Policisë: 

Në aksin rrugor Elbasan –Metalurgji, shtetasi F.T., 60 vjeç , banues në lagjen "Shënkoll", Elbasan, duke drejtuar mjetin tip "Man –Kamion", me targa EL 4817P, është përplasur me mjetin tip "Volswagen" , me targa AA 325 DA, me drejtues shetasin B.S., 30 vjeç , banues në Elbasan.

 Si pasojë është aksidentuar  drejtuesi i mjetit me targa me targë AA 325DA, i cili është dërguar  në Spialin Rajonal  Elbasan,  dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

EMISIONET