Tre vajza mbetën të plagosura, pasi automjeti me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal në autostraden Fushë Krujë-Milot.

Aksidenti ndodhi rreth orës 11 të paradites të së premten pranë Fushë-Mamurrasit. Një automjet tip ‘Renault’ me targa AA 970 KU, që drejtohej nga një femër, ndërsa pasagjere kishte edhe dy vajza të tjera nga shpejtësia humbi kontrollin duke përfunduar në kanal.

Për pasoja janë plagosur drejtuesja e automjetit Blerta Sadria 25-vjeçe, si dhe dy pasagjeret që udhetonin me të. Ato janë dërguar menjëherë në spitalin e Traumes në Tiranë ku pasi kanë marrë ndihmen e parë mjekësore mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jeten.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara që po lëvizte drejtuesja e automjetit.

Në muajt e fundit në Shqipëri janë shënuar shumë aksidente, ndërsa një pjesa e konsiderueshme e tyre kanë ndodhur në rruget e qarkut të Lezhës të cilët vijojnë te mbeten njolla të zeza përsa i përket aksidenteve.

/Ora News.tv/