Mami i Selena Gomez nuk është arsyeja e ndarjes së saj me Justin Bieber

Ata u rikthyen së bashku pas shumë kohës, por lajmet mbi ndarjen e tyre janë përhapur përsëri të dielën.

Megjithëse nëna e Selena Gomez, Mandy Teefy u fajësua fillimisht për ndarjen, burimet pohojnë se nuk është ajo arsyeja.

Sipas burimeve çifti ka pasur problemet e veta dhe Teefy nuk ka ndërhyrë në vendimin e vajzës së saj, sipas Daily Mail.

Burimi u shpreh se Selena nuk do ta bazojë marrëdhënien e saj mbi atë se çfarë mendon nëna e saj, duke shtuar se këngëtarja dhe Justin gjithmonë kanë qenë të lidhur e të ndarë njëkohësisht.

"Ata kanë pasur mosmarrëveshje, por nuk do të ishte e habitshme nëse do të ktheheshin së bashku në një javë,"-vazhdoi burimi.

Nëna e Selenës, Mandy, shprehu mospëlqimin e saj në një deklaratë për GossipCop.com më parë këtë vit.

Ajo u shpreh se nuk ishte e lumtur për rikthimin e tyre por se Selena mund të jetonte jetën e saj dhe dëshiron vetëm që ajo të jetë e lumtur, e sigurtë dhe e shëndetshme.

Ndërsa ylli i popit Justin është fotografuar në një gjendje emocionale shumë të keqe të hënën në Los Angeles.

Ai shihet duke fsheur fytyrën me duar ndërsa pret në makinë babin e tij Jeremy. Mediat e huaja raportojnë se Justin po fsheh lotët ndërsa mubloi kokën me kapuc.

EMISIONET