Mamasitaaa! Fero lajmëron për hitin e ri

Mamasitaaa! Fero lajmëron për hitin e ri

Reperi i njohur i tregut shqiptar, Fero ka marrë vëmendje të madhe me projektet muzikore që ka sjellë kohët e fundit. Pas hitit me Gang Gang, ai solli bashkëpunimin me Rinën me ‘S’ka konkurenc’ dhe tashmë do të sjellë një duet tjetër.

Përpara një sezoni të mbushur veror, Fero ka folur në një intervistë për “Why Not” nga Roza Lati për duetin e rradhës.

“Isha në Durrës duke xhiruar klipin Mamasita që do dalë javën e ardhshme. Është një bashkëpunim, jam mysafir në projekt. Është projekti i një artisti të ri që ka ardhur tek ne në kompani,  Sparksi dhe më ka pëlqyer. Kam punuar me atë djalin dhe me producentët tanë Zappin dhe Chrissin dhe besoj se do ta pëlqejnë gjithë”, tha ai.

EMISIONET