Malo: Kryeministri një piroman!

Malo: Kryeministri një piroman!

Gazetari Bejdo Malo i ftuar në "360 Gradë" në Ora News, e konsideroi kryeministrin Rama një piromon, teksa tregon aksionet e shkatërrimit të ndërtesave me lëndë plasëse.

Malo: Ne kemi një kryeministër piromani. E ka filluar me hedhjen në erë të shumë ndërtesave dhe ne kemi heshtur. Ka hedhur në erë ndërtesa në Vlorë, në Pogradec, në mes të Tiranës. Madje. Disa ndërtesave nuk u është vënë tritoli i plotë dhe kemi heshtur dhe kemi ardhur tek kjo ditë. Unë them që kapsollat atë ditë janë një enigmë e madhe. Ndaj tyre u vunë 9 radhë policie. 

Vënia në rrethin e parë police gra është një hile akoma më e hidhur. Protesta e këtyre njerëzve nuk e kishte mbështetjen e duhur edhe nga media. Është e frikshme, ju jeni ndër të vetmit dhe pak televizione të tjera që i kanë përkrahur. Arroganca e qeverisë është aq e akumuluar dhe shprehet aq hapur sa nuk kemi çfarë të bëjmë. Herë, herë themi se jemi të pafuqishëm përballë këtyre njerëzve. 


EMISIONET