Mallakastër, kapen 349 kg në proces përpunimi, arrestohet pronari dhe 4 gra

Mallakastër, kapen 349 kg në proces përpunimi, arrestohet pronari

Pesë të arrestuar dhe 350 kg kanabis është bilanci i operacionit të policisë së Fierit.

Operacioni është kryer në mesditë nga policia e në  familjen Allkaj  në Mallakastër,  ku u gjet edhe sasia e lëndës narkotike. 

 Në pranga kanë rëne kryfamiljari Gezim Allkaj  dhe  katër të afërme te tij të cilët  janë kapur në flagrancë duke e përpunuar lëndën narkotike.

Si provë material u janë gjetur dhe 13 sita artizanale të cilat përdoreshin nga të arrestuarit për përpunimin e drogës. Të arrestuarit janë Gazment Alikaj, Leonora Jaupaj, Flora Jaupaj, Olimbi Jaupaj, Irma Jaupaj.

Arrestimi i tyre erdhi pas një informacioni të marrë në rrugë operative nga policia  për ekzistencën e saj në banesën  familjes Allkaj. 

Nga të dhënat e deritanishme mësohet se lënda narkotike ishte e vjetër  në limitet e fundit të degradimit, çka do të thotë sipas ekspertëve se ishte prodhuar një vit më parë. Në momentin e prangosjes, të arrestuarit janë kapur nga policia duke e përpunuar dhe paketuar sasinë e afro 350 kg.

 

EMISIONET