Maliqi zbulon mesazhet që i dërgonin Berishës për Bashën: "Ç'na bëre, kthehu ose gjej një tjetër"

Deputeti më i ri i PD-së, i cili ditën e djeshme u betua në Kuvend ka zbuluar në studion e lajmeve në Ora News mesazhet që demokratët i dërgonin Sali Berishës pasi Basha mori drejtimin e PD.

Ai pranoi se kauza e opozitës për blerje votash qëndron, pasi vota ka vjedhur edhe PD me LSI. Sipas tij PD do të fitojë vetëm kur Basha të ikë nga drejtimi i partisë.

Sipas jush ekziston kauza që ka ngritur opozita për vjedhje votash?

Maliqi: Për vjedhje votash, qëndron si nuk qëndron. Ka vjedhur edhe PD edhe LSI, kush më shumë e kush më pak. E di pse kërkojnë largimin e kryeministrit këta? Këta kërkojnë largimin e kryeministrit sepse e shikon Luli që nuk fiton dot. PD fiton po të ndryshojë lidershpin. Nuk ngjall shpresë, nuk frymëzon, nuk mban fjalë, nuk sjell optimizëm. Flet fjalë të bukura 7 x 6, 49 , këndon tik-take, po nuk është kjo. Nuk është lider, madje i çonin mesazhe Berishës "çfarë në bëre", demokratë që ishin aty, i çonin mesazh "kthehu ose të gjendet një tjetër", dmth nuk ngjit.  Unë them e mori doktori për dore e bëri miliarder. Gjynah për demokratët, i la në atë rrugë dhe po i përdor. PD do të fitojë pasi të ikë Luli. Nuk është i aftë Luli. 

EMISIONET