Deputeti i ri i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi tha për emisionin "Tempora" se vetëm me ndryshimin e kreut të PD, mund t'i bashkohet protestave të opozitës.

Lefter Maliqi: Aktualisht jam deputet i opozitës. Duke parë situatën politike në varësi të situatës politike, në varësi të elektoratit që mbështes. Por kam bindjen që do jem deputet i opozitës. Në varësi të situatës politike, të frymës politike, mbase të ndonjë ndryshimi të mundshëm të lidershipit të PD, pse jo edhe do ti bashkohemi protestës. 

Pyetje: Pra ju po prisni ndryshimin e lidershipit që të jeni pjesë e protestave opozitare?

Lefter Maliqi: E kam thënë që në fillim që lidershipi i PD nuk ngjall shpresë, frymë, nuk jep besim për fitore. 


/Ora News.tv/