Deputeti, Lefter Maliqi, shpreh bindjen se shumica e deputetëve të opozitës në Kuvend nuk do të votojnë mocionin e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Duke folur jashtë Komisionit të Sigurisë, Maliqi tha se kjo është një marrëzi e mazhorancës, teksa deklaroi se PS do të ketë rrjedhje të votave edhe nga radhët e saj.

Lefter Maliqi: Edhe sot te Komisioni i Suigurisë Kombëtare një qetësi absolute, e kanë mendjen te kjo marrëzi e fundit e mazhorancës të cilët këkrojnë me një rezolutë tip mocioni të shkarkojnë Presidentin, gjë që nuk do të ndodhë. Propozimi dhe nëse votohet me 94 vota që jam i bindur që nuk do të votohet. Janë mbi 5 deputetë të PS që nuk do të votojnë shkarkimin e Presidentit.Ndërkohë që janë dhe pjesa më e madhe e deputetëve të opozitës nga kontaktet e mia që nuk votojnë shkarkimin e Presidentit pavarësisht nga lëvizjet e fundit që po bën mazhoranca për të kapur deputetët e opozitës së re por edhe ata që dyshohen me shenja pikësimi. Do të kërkoj të jem vetë në Komision.Dje dhe sot është ditë e qetë për gjithë shqiptarët dhe socialistët e ndershëm.

Me zhvillimet e fundit, Maliqi tha se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme.

/Ora News.tv/