Deputeti i Pavaurur i Kuvendit të Shqipërisë, Lefter Maliqi i ftuar në emisionin “Arena” në RTV Ora u shpreh se referuar informacioneve që ai kishte në 30 qershor do të kishte konflikte dhe incidente.

Lefter Maliqi: Në çdo zgjedhje ka përplasje. Ka pasur konflikte mes militantëve dhe ka pasur deri në viktima. Në rastin konkret situata është e ndezur. Sigurisht, kryetari i opozitës do të thotë jam kundra dhunës, ashtu siç thotë në çdo protestë, ashtu siç ka thënë edhe Rama deri dje kur ka qenë në opozitë. Situata nga të gjitha informacionet është që  konflikte do të ketë. Incidente do të ketë. Nëse do ketë vitkima nuk më takon mua...

/Ora News.tv/