Mali i Zi shënon sot 12-vjetorin e Pavarësisë

Mali i Zi shënon sot 12-vjetorin e Pavarësisë

Mali i Zi shënon sot 12-vjetorin e Pavarësisë, ku me një referendum të mbajtur në 21 maj të 2006 me 55.5 % të votave populli malazez i tha po pavarësisë.

Pas këtij akti, i cili hyri në fuqi më 3 qershor, në 28 qershor të atij viti Mali i Zi u bë anëtar i 192-të i Kombeve të Bashkuara, ndërsa më 11 maj 2007 anëtar i Këshillit të Evropës, shkruan Vijesti.

Parlamenti i Malit të Zi më parë miratoi Ligjin për Referendumin, i cili u ra dakord me rekomandimin e Bashkimit Evropian.

Pyetja e referendumit ishte: A dëshironi që Republika e Malit të Zi të jetë një shtet i pavarur me personalitet të plotë juridik ndërkombëtar?

Me rastin e Ditës së Pavarësisë, datat 21 dhe 22 maj janë ditë pushimi në Mal të Zi.

EMISIONET