Malcom e pranon: Në verë do të largohem drejt një klubi të madh

Malcom e pranon: Në verë do të largohem drejt një klubi

Është vetëm 20 vjeç dhe gjatë merkatos së janarit ishte në listën e shumë skuadrave. Një gjë e cila nuk ndodhi, duke "revoltuar" kështu Malcom që në një intervistë për mediat franceze ka deklaruar se dëshironte të largohej, por klubi nuk e lejoj një gjë të tillë.

“Doja të largohem. Të them të vërtetën, është ëndrra ime të luaj në një klub të madh. Fola me presidentin, ai më tha se dinte ëndrrën time por dëshironte ta ndihmoja klubin deri në fund të sezonit."-tha Malcom.

Por braziliani i talentuar ka konfirmuar se do të largohet në verë nga klubi francez.

“I thashë se do të largohet pas këtij sezoni. Do të bëj të pamundërën për ta ngjitur në klasifikim Bordeaux dhe më pas do të largohem.-përfundoi mesfushori i krahut.

Bayern Munich, Borussia Dortmund, Manchester United, Liverpool, Arsenal, Tottenham Hotspur dhe Roma janë skuadrat e interesuara për Malcom-in.

EMISIONET