Një shofer ka filmuar momentin kur tre makina super luksoze janë shkatërruar tërësisht gjatë një gare të paligjshme në rrugë, por shoferët ishin me fat.

Pamjet janë bërë në Kolumbi ku duken automjetet sportive të markave Mercedes Benz, McLaren dhe Porsche.

Shoferi i një prej makinave të shtrenjta humbi kontrollin dhe u përplas me një Toyota Prado që po afrohej dhe më pas u aksidentua me dy makinat tjera.

Vlera e makinave tërësisht të shkatërruara arrin në vlerën 400 mijë paund. Katër shoferët e automjeteve u dërguan me urgjencë në spital, ku mjekët thonë se janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autoritetet e Kolumbias kanë njoftuar se nga hetimet u zbulua se përplasja u shkaktua prej shpejtësisë.

/Ora News.tv/