Katër persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën e Durrësit në Tiranë.

Sipas informacioneve të para në aksident janë përfshirë 2 automjete. Ndërsa shkak dyshohet shpejtësia e madhe e njërit prej automjeteve që shkaktoi përplasjen me makinat e tjera

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për shkakun e aksidentit të ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm.

(Foto nga vendi i ngjarjes)

/Ora News.tv/