Një makinë është përfshirë nga flakët në hyrje të Lezhës.

Burime për RTV Ora bëjnë me dije se makina ka marrë flakë në afërsi të një karburanti, çka rrezikon edhe shpërthimin e tij.

Ende nuk dihen shkaqet e përfshirjes nga flakët të makinës, por zjarrfikësja ka shkuar në vendin e ngjarjes.

/Ora News.tv/