Makina shkrumbohet nga zjarri në aksin Fier-Patos, shpëtojnë paq 4 pasagjerët

Makina shkrumbohet nga zjarri në aksin Fier-Patos, shpëtojnë paq

Një mjet tip "Ford Fiesta" është shkrumbuar  nga një zjarr që ka përfshirë mjetin nga një rrjedhje e gazit të makinës.

Ngjarja ka ndodhur në aksin Fier-Patos, në afërsi të Mbyetit, ndërsa makina ishte në ecje.

Në mjet ndodheshin katër persona, të cilët kanë zbritur menjëherë nga makina, duke shpëtuar pa lëndime.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e mjetit, por makina është djegur plotësisht.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe uniformat blu.

EMISIONET