Aksident në Shkodër, makina përplas motorin dhe biçikletën

Aksident në Shkodër, makina përplas motorin dhe

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme rreth orës 13.35, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, fshati Beltojë.

Policia bën me dije se “mjeti motor tip Yamaha, drejtuar nga shtetasi M. S. 31 vjeç, banues në fshatin Mabë, Lezhë, është përplasur me mjetin tip Renault, që drejtohej nga shtetasi N. Gj. 27 vjeç, banues në fshatin Berdicë”. 

Si pasojë gjatë rrëzimit të motorit është aksidentuar shtetasin D. Gj. 32 vjeç, banues në lagjen Skenderbeg, i cili ishte duke udhëtuar me një biçikletë.

Policia njofoton se drejtuesi i motorit u dërgua në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa policia është duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së aksidentit.

EMISIONET