Makina përplas këmbësoren në Elbasan, humb jetën 40-vjeçarja

Makina përplas këmbësoren në Elbasan, humb jetën

Një 40-vjeçare në Elbasan ka humbur jetën në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur reth orës  08:40, në aksin rrugor Elbasan- Cërrik , në  fshati Malasej .

Shtetasi me iniciale I. M. , 57 vjeç nga Peqini, duke drejtuar mjetin tip “Ford” me targa AA 562 EC ka aksidentuar këmbësoren me iniciale E.M, banuese në fshatin Banjë.

E aksidentuara është është transportuar menjëherë  për në spital por për shkak të plageve të marra ka humbur jetën  gjatë rrugës  për në Spitalin e Elbasanit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Cërrik, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

EMISIONET