Një aksident është regjistruar në aksin Korçë-Kapshticë, fshatin Cangonj.

Burime për RTV Ora bënë me dije se një makinë ka përplasur një biçikletë, ku drejtuesi i kësaj të fundit ka mbetur i plagosur.

Policia njofton se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, por ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.

Foto Ilustruese

/Ora News.tv/