Makina përfundon në kanal, plagosen nënë e bijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Qershor 2019, 09:13
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin Shkodër – Koplik, në vendin e quajtur Dobraç.
Nga të dhënat e bëra të ditur të aksidentuarit janë pjesëtarë të një familje nga Fieri, që po ktheheshin në qytetin e tyre.
Ata kishin qenë në Mal të Zi dhe kanë kaluar përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit, ndërsa të plagosur kanë mbetur nëna dhe vajza, që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.