Makina nga Burreli aksidentohet në Fier, vdes 27-vjeçari

Makina nga Burreli aksidentohet në Fier, vdes 27-vjeçari

Një 27-vjeçar nga Burreli humbi jetën në një aksident rrugor në Fier. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 08:40, në autostraden Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit "Buzmadh" ku mjeti tip "Honday" me drejtues shtetasin Klevis Banavia 25 vjeç, banues në Burrel, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi Eljan Haliti 27 vjeç, banues në Burrel, si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve në Spitalin Rajonal Fier pasagjerja tjetër, shtetasja Elsa Milkurti, 21 vjeçe, banuese në Mat.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor për kryerjen e veprimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


EMISIONET