Makina merr përpara kalimtarët në trotuar, 1 fëmijë mes katër të vdekurve

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Berlin, ku një automjet tip "Porsche"ka dalë nga rruga dhe është ngjitur në trotuar duke përplasur një turmë kalimtarësh.

Si pasojë e aksidentit kanë gjetur vdekjen katër persona, përfshirë një fëmijë.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit. Edhe shoferi mbeti i plagosur rëndë.

Rrethanat e ngjarjes nuk janë ende të qarta, ndërsa zona u mbyll për trafikun për shkak të hetimeve.

Momente dramatike po përjetojnë edhe të mbijetuarit. Një grua ka marrë goditjen më të madhe, duke humbur fëmijën dhe gjyshen në aksident.

Aktualisht policia po e trajton rastin si një aksident i rëndë trafiku dhe jo si një veprim terrorizmi.

EMISIONET