Tragjedia e Makbethit duhet të presë edhe dy javë për t'u ngjitur në skenën e Teatrit Kombëtar. Premiera absolute shtyhet më 9 mars duke pezulluar në këtë mënyrë aktivitetin në teatër.

Kled Kapexhi: Emocione, stresik, si do dalin, si do ecin pastaj kënaqësia e një gjëje që po lind dhe pak nga pak gjithë copat që janë shpërndarë fillojnë mblidhen.

Nuk është hera e parë që Makbethi shtyhet nga një kalendar artistik në tjetrin. Premiera ishte parashikuar në shkurt në 2017-ës. Arsyeja?

Kled Kapexhi: Arsyeja shëndetësore, kjo koha e dimrit ishte koha kur filluan virozat dhe i shtrinë aktorët.

Aktorët protagonistë Luli Bitri dhe Indrit Çobani, i gjetëm shëndosh e mirë në skenë, tek përpiqen si Makbethi dhe Lady Makbeth të gjejnë telat e njëri-tjetrit.

Kled Kapexhi: Vendosën sfondin e një rrethane ku të gjithë janë vrasës dhe të gjithë viktimat pranojnë të vriten.

Në role të tjera interpretojnë Arben Derhemi, Laert Vasili, Neritan Liçaj, Xhino Musollari. Nuk është e lehtë për Kapexhiun të bëjë bashkë një trupë personazhesh ku vrasja vërtitet si një instinkt i lindur.

Kled Kapexhi: Tragjedia e një njeriu që papritur gabon

"Makbethi" është tragjedi e pasioneve të forta, me mesazhe të rëndësishme për kohën që jetojmë.

Kled Kapexhi: Është një shfaqje që nuk pretendon të thotë gjëra të mëdha, thjesht një fjalë e qartë në vesh.

Skena shqiptare ka një traditë me dramaturgjinë e Shekspirit me "Otellon", "Hamletin", "Ëndrra e një nate vere", "Nata e dymbëdhjetë" e të tjera. Por ky produksion i "Makbethit" vjen si sfidë e një të riu që në kurrikulën e tij si regjisor ka vetëm një shfaqje teatrale.

/Ora News.tv/