Majlinda Bregu sqaron kandidimin në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal

Majlinda Bregu sqaron kandidimin në Këshillin e Bashkëpunimit

Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka sqaruar pozicionin e saj në lidhje me një aplikim që ajo ka bërë për Sekretar të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

Në një status në FB, ajo thotë se ka aplikuar vetë në këtë pozicion duke hedhur poshtë të gjitha pretendimet se është propozuar nga qeveria shqiptare.

Sqarimi i Majlinda Bregut në FB

Po lexoj një lajm që paska marrë dhënë për aplikimin tim për pozicionin e Sekretarit të Pergjithshem, të Këshillit të Bashkepunimit Rajonal.

E para: PO! Kam aplikuar me emrin tim për këtë pozicion. I cili është i pari i këtij niveli që nëse do ta fitoj, i jepet një shqiptari.

E dyta! Nuk është pozicion që varet nga qeveria shqiptare dhe për rrjedhojë nuk mund të ofrohet nga qeveria shqiptare. Nota duhet të percillet zyrtarisht nga Ministria e Jashtme sic ndodh me çdo kanditat nga vendet e tjera që kanë aplikuar.

Zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm është një proces i gjatë përzgjedhje, votimesh në disa nivele nga të gjitha vendet e Evropës Juglindore dhe ku Komisioni Europian është partneri i tij kryesor. Sigurisht që nuk i kushton asnjë lek taksapaguesve shqiptarë.

E fundit! Nëse do ta fitoj këtë pozicion, do të jetë një nder për mua, Shqiperinë dhe Shqiptaret kudo në rajon.

EMISIONET