Reperi i njohur nga Kosova, Majk ka publikuar vetëm para pak ditësh projektin e ri muzikor ‘Tarantino’ që ka rezultuar tepër i suksesshëm. I ftuar në Prive, ai ka rrëfyer se do të vazhdojë të qëndrojë në rep edhe për një këngë të re që mund të vijë në muajin dhjetor. Ndërkohë që nuk mund të anashkaloheshin pyetjet për jetën private, u pyet nëse është rikthyer me Majlinda Zekën apo po shijon një lidhje të re. “Katile ka qenë një tekst i imi, një këngë e momentit. Askujt nuk i kam dedikuar këngë. Nuk jam kthyer me askënd. Lidhje të re mundet me pas se jam djalë i ri, mundet pse jo?”, u shpreh ai. Dihet se Majk ka përjetuar një romancë me Majlindën, dhe së bashku janë prindër të Roanit. Por për reperin gjithcka ka përfunduar, por nuk ka dhënë detaje për të rejat e një lidhje tjetër të mundshme. https://youtu.be/OoPdNz5jU1E /oranews.tv/

/Ora News.tv/