Pak ditë më parë u shpall drejtori sportiv më i mirë në Itali, ndërsa sot Igli Tare dëshmon se e meriton plotësisht këtë "titull"

Ish sulmuesi i kombëtares shqiptare dhe  i Lacio-s tashmë në rolin e drejtorit spotiv te "shqiponjat" ka arritur të bind Stefan de Vrij për të rinovuar kontratën që i skadonte në qershor, duke i vendosur dhe një klauzolë largimi prej 25 milionë eurosh.

Tashmë, të gjitha klubet që duan ta bëjnë të tyrin, mbrojtësin hollandez duhet të paguajnë dhe jo ta marrin falas, ashtu siç pretendonin  prej kohësh Inter, Manchester United, Juventus, Liverpool e Barcelona.

/Ora News.tv/