"Mafiozja" siciliane Carmela, kjo është italiania që urdhëroi vrasjen e shqiptarit

"Mafiozja" siciliane Carmela, kjo është italiania që

Motivi pasional e ekzekutim makabër me ndihmë të klanit mafioz besnik të bosit të Cosa Nostras Toto Riina, janë disa nga elementët e zbardhur deri më tani nga autoritetet italiane e që lidhen me vdekjen e shqiptarit Astrit Lamaj, datëlindja 1971, i zhdukur prej janarit 2013, trupi i të cilit u gjet pas 6 vitesh në janar të 2019 në një vilë antike në provincën e Milanos.

Shqiptari Astrit Lamaj u vra e u muros me urdhër të ish së dashurës së tij 16 vjet më e madhe Carmela Sciacchitano.

Sipas policisë italianen, italiania Carmela Sciacchitano 64 vjeç, është porositësja e ekzekutimit makabër të shqiptarit Asrtit Lamaj i zhdukur prej 2013 e që u gjet i murosur në janar të këtij viti në një vilë antike në komunë Senago në provincën e Milanos.

 Carmela Sciacchitano u arrestua dy ditë më parë nga policia italiane në aeroportin e Genova-s ndërsa po tentonte të largohej nga Italia drejt Brazilit.

 Hetimet e kryera nga prokuroria e Monzës dhe Milanos kanë zbardhur se shqiptari Astrit Lamaj u ekzekutua me urdhër të Carmelës, e cila kishte qanë për rreth një vit e dashura e tij.

Ka qënë ajo që ka paguar 8 persona për kryerjen e këtij krimi, 5 prej të cilëve janë vënë në pranga nga policia italiane..

Motivi i vrasjes është pasional pasi shqiptari kishte vendosur të ndërpres lidhjen e dashurisë me Carmelën e ndoshta  (motiv ky ende i pa verifikuar) se i  kishte grabitur asaj disa objekte të çmuara.

Mediat italiane rrëfejnë se siciliane e  emigruar prej vitesh në veri të Italisë, 64 vjecarja Carmela Sciacchitano bënte një jetë mjaft të mirë, gjithnjë e qeshur e kuruar në pamje sa e vështirë të besohej se ishte ajo që kishte porositur vrasjen kaq makabre të ish të dashurit të saj Astrit Lamaj.

Shqiptari më parë është dhunuar fizikisht, mbytur e për të zhdukur trupin e kishin hedhur në një pus të braktisur duke e murosur në një vilë antike në komunën Senago në provincën e Milanos, ku u gjet dhe në janar të këtij viti.

 Po sipas mediave italiane Carmela Sciacchitano me origjinë nga qyteza Riesi në provincën e Caltanisettas, të Sicilisë, për ekzekutimin e këtij krimi kishte kërkuar ndihmën e klanit mafioz të Riesit, mjaft besnik  i bosit të Cosa Nostra Toto Riina.

Si u zbardh pas 6 vitesh vrasja?

Zbardhja e vrasjes së shqiptarit është bërë pas rrëfimit të një dënuar sicilian Carmelo Arlotta e një nga autorët e ekzekutimit të tij.

Sipas rrëfimit të Carmelo Arlottas, shqiptari Astrit Lamaj është vënë në kurth nga autorët e krimit me motivin e shitblejrjes së një sasie droge. Takimi ishte lënë në garazhdin e një banese në  komunën Muggia të Monzës. Shqiptari  fillimisht është rrahur keq nga  vëllezërit Carmelo e Angelo Arlotta, Francesco Serio e Cosimo Mazzola. Ndërsa më pas është mbytur me një fill najloni nga italiani Giuseppe Cammarata, i cili aktualisht ndodhet në burg për aktivitet mafioz e që një ditë më parë i është shtuar akuza e krimit të vrasjes e fshehjes së trupit të shqiptarit Astrit Lamaj.

Carmela star televiziv i telemarketingut gjenovez.

Mediat italiane hedhin dritë mbi jetën e Carmela-s e cila njihej nga të gjithë si Carmelina Martohet në moshë minorene në Sicili e pas një martese jo të lumtur divorcohet e emigron në veri të Italisë, Punon si shitëse deri sa martohet me një pronar bizhuterish. Në vitet 90 Carmela shndërrohet në një star telemarketingu në televizionin lokal Rete A.

 Pas vdekjes së bashkëshortit ajo lidhet me një sicilian pronar i disa lokaleve të natës në Genova, e hap në pronësi të saj një dyqan floriri. Siciliani vendos të ndërprej lidhjen me Carmelan e sipas rrëfimit të Carmelo Arlotta dhe ai rrihet për vdekje me porosi të saj. Hetimeve të policisë italiane kanë gjetur dëshminë mjekësore të asokohe në spitalin e Genovas e që vërteton se ish i dashuri i Carmelas ishte dhunuar fizikisht me dy krahë të thyer.

Emigranti shqiptar Astrit Lamaj me precedent penal nga drejtësia italiane ishte sinjalizuar u zhdukur nga janari i viti 2013. Denoncimi për zhdukjen e tij ishte bërë nga i vëllai.

EMISIONET