Maduro pretendon fitoren mbi "grushtin e shtetit" të Guaidos dhe paralajmëron ndëshkim

Maduro pretendon fitoren mbi "grushtin e shtetit" të Guaidos dhe

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, pretendon se ka mposhtur atë që ai e quajti një përpjekje për grusht shteti nga kreu i opozitës, Juan Guaidó.

Dhjetra gardianë kombëtare u bashkuan me opozitën në përleshjet e të martës ku mbetën të plagosur më shumë se 100 njerëz.

Por në një fjalim televiziv sfidues, presidenti Maduro tha se z. Guaido kishte dështuar ta kthente ushtrinë kundër tij.

Guaidó këmbëngul që  Maduro ka humbur kontrollin e forcave të armatosura dhe se duhet ti hapë rrugë një tranzicioni paqësor.

Udhëheqësi i opozitës u bëri thirrje sërish të mërkurënmbështetësve të tij që të tubohen në rrugët e Venezuelës.

Guaidó është njohur si udhëheqës i përkohshëm i Venezuelës nga më shumë se 50 vende, përfshirë SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Amerikën Latine.

Por Maduro mbështetet nga Rusia dhe Kina, ndaj edhe kreu i ushtrisë së Venezuelës ka refuzuar t'i japë dorëheqjen rivalit të tij.

EMISIONET