Këngëtarja me famë botërore Madonna njihet për pamjen e saj rinore edhe pse është 59-vjeç.

Dhe tani diva e muzikës ka zbuluar me anë të një postimi në Instagram sekretin e bukurisë së saj, duke përdorur një instrument të ngjashëm me një pirun.

Me një fytyrë dhe flokë të modifikuar, Madonna shprehet: "Unë po i bëj masazh fytyrës sime. Është e mahnitshme. Shiheni këtë masazh me priun. Pirunët janë vërtet të mirë, tendosin lëkurën tuaj. A e keni tendosur lëkurën tuaj me një pirun?"

Pastaj shton duke bërë shaka: "A keni shpuar ndonjëherë dikë me pirun? Unë i kam bërë të dyja. Gjithsesi është çmenduri."


/Ora News.tv/