Macron vizitë të papritur në Arabinë Saudite

Macron vizitë të papritur në Arabinë Saudite

“Paqe dhe stabilitet në rajon”, kërkoi presidenti francez gjatë bisedimeve në Riad me princin e kurorës së Arabisë Saudite Mohammed bin Salman.

Vizita e papritur e Emannuele Macron në Arabinë Saudite, vjen pas tensioneve në rritje mes Mbretërisë së Sauditit dhe Iranit, kryesisht me  Libanin dhe Jemenin.

Bisedimet e mes Macron dhe Bin Salman u përqëndruan në çështjet rajonale, kryesisht mbi Libanin. Presidenca franceze, tha se për Macron është çështje jetësore bashkëpunimi me princin e kurorës ruajtjen e stabilitetit në rajon.  Franca ka lidhje mjaft  të ngushta me Libanin, që ka qënë ish-koloni e saj dhe me ish kryeministrin libanez Saad al Hariri i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë duke deklaruar se jeta e tij ndodhej në rrezik. Al Hariri kritikoi ashpër Iranin për shkatërrim dhe kaos në disa vende, duke përfshirë Libanin.

Më herët, dy zyrtarë të lartë të qeverisë libaneze deklaruan se ish-kryeministri libanez Saad al-Hariri po mbahej në arrest shëpie në Riad dhe se autoritetet saudite kishin urdhëruar Haririn të jepte dorëheqjen. Ndërkohë Arabia Saudite  mohoi arrestin e ish kryeministrit, por vetë Hariri nuk ka dalë ende në një deklaratë që të pranoj se është i lirë. 

Tensionet janë rritur ndjeshëm mes Arabisë Saudite dhe Iranit, pasi rebelet e Houthit në Jemen, leshuan një raketë balistike në areoportin e Riadit në Arabinë Saudite.

 Koalicioni ushtarak i udhëhequr saudit akuzon qeverinë iraniane se po furnizon rebelët në Jemen, për të sulmuar Arabinë Saudite me armë Balistike. Si hakmarrje Mbretëria Saudite ka mbyllur të gjitha vendkalimet në Jemen për ndihmat humanitare, vendim ky i cili mund të shkaktojë një krizë urie dhe mbi 7 milionë viktima.

/Oranews.tv/ 

EMISIONET