Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua të nisë një "rilindje franceze" dhe premtoi se do të vazhdonte reformat e tij me të "njëjtin intensitet". Deklaratat u bënë në fjalimin e parë të Vitit të Ri si udhëheqës i vendit.

"Pyesni çdo mëngjes çfarë mund të bëni për vendin", tha ai. "Unë dua të them se me këtë frymë pushtuese që kemi, me këtë vendosmëri dhe ambicie të sinqertë ... ne do të ndihmojmë për frymëzimin e rilindjes franceze".

Macron u zotua gjithashtu të vazhdojë të punojë me Gjermaninë për të reformuar Bashkimin Evropian, duke shtuar se "Evropa është e mirë për Francën".

/Ora News.tv/